Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Kam qenë në spital psikiatrik në moshën 19-vjeçare”, Monika flet për betejën e saj më të madhe

Shkruar nga Newsbomb
“Kam qenë në spital psikiatrik në moshën

Monika dhe Fifi nisën para pak ditësh një lojë, gjatë së cilës ato inskenuan debate të ashpra mes tyre, në mënyrë për të provokuar banorët e tjerë.

“Lufta” filloi vrullshëm mes tyre dhe aktruan më së miri duke shkaktuar një “konflikt” me njëra-tjetrën.  Kjo lojë zgjati më shumë se 24 orë, por pati pasoja tek banorët e tjerë.

Një ndër më të lënduarat që u prek nga “sherri i sajuar” i dy banoreve ka qenë Semi, e cila ka përjetuar një krizë ankthi gjatë një debati me Fifin, e cila mbante gjatë gjithë kohës një shkop druri.

Duke marrë parasysh nga kjo situatë e krijuar brenda në shtëpi Monika ka treguar një moment aspak të lehtë nga jeta e saj, duke thënë se edhe ajo vuan nga ankthi.

‘’Edhe unë vuaj nga ankthi, unë kam sjellë nëpër duart prangat e babit kur isha ende fëmijë. A e di çfarë do të thotë të shohësh spitalin psikiatrik në moshën 19- vjeçare. Ju jeni artista, por nëse do donit një këshillë nga unë është që të mendonit dy herë përpara se ta thoni fjalën e keqe’’, i tha ajo Semit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu