Tirana
overcast clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0kmh
100 %
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
9 °
E shtunë, 28 Janar, 2023

“Kam qenë në një marrëdhënie abuzive”, Dafina Zeqiri rrëfen historinë personale: Më ka ardhur në majë të hundës…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, jo vetëm për këngët që gjithmonë janë hite, por edhe pej stilin e saj të veçantë.

Këngëtarja është ndër ata persona që sa herë ka ngritur zërin ndaj dhunës së femrave dhe abuzimeve.

Së fundmi në rrjetet sociale, ajo ka bërë me dije një histori të saj personale, kur tregon se kur ka qenë në një lidhje është abuzuar nga ish i dashuri.

“Si mundet: Sa herë një grua përdhunohet? Abuzohet? Kërcënohet? Madje dhe vritet? Një nga justifikimet që dëgjon nga djemtë është: ‘Ajo më tradhtonte!’, ‘Donte vetë!’, ‘E kërkoi vetë!’.

Dhe ju e besoni? Vajzat e tjera flasin për këtë gjë? Mos e lejoni të akuzuarin të marrin vëmendje nga budallallëqet e tyre! Mos i lejoni të akuzuarit të bëjnë krime dhe të akuzojnë femrat! Mos i lejoni të akuzuarit të hedhin më shumë baltë mbi gratë!

Unë kam qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës dhe gjejeni pak se kë akuzuan… Mua! E njëjta gënjeshtër me emrin tim: Ajo po më tradhtonte! Nuk mora asnjëherë ndihmë për mbështetje nga sistemi, sepse ishte i korruptuar! Për vite merrja komente dhe gjepura! Ndërsa djali që isha në lidhje eci me kokën drejt dhe i lumtur, sepse ai e fitoi vëmendjen! Stop!

Më ka ardhur në majë të hundës më të mbajturin gojën mbyllur nga idiotët paragjykues! Ju nuk më njihni dhe emri im është përdorur dhe përmendur shumë herë për vëmendje dhe lajme të rreme nga X persona! Stop! “, shkruan Dafina në postime.

Më shumë


spot_img








spot_img