Hapësire reklamuese

Showbiz

‘Kam qenë në klasë të pestë”, habit Turjan Hysko: Isha i dashuruar me zyshën…

Shkruar nga Newsbomb
‘Kam qenë në klasë të pestë”, habit Turjan

Turjan Hysko mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar “Në kurthin e Piter Pan”, ku nuk i ka shpëtuar edhe pyetjeve me “spec” nga fëmijët.

Ai është pyetur rreth historive të dashurisë, para se të njihej me bukuroshen Orinda Huta.

Turjani ka treguar se kur kishte në klasë të pestë kishte një zyshë shumë të bukur dhe mendote se ishte i dashuruar me të, por që në fakt ishte vetëm një pëlqim.

“Dashuria ime e parë dhe e vetme është Orinda, por para se ta njihja mendoja se isha i dashuruar me zyshën. Isha në klasë të pestë, kisha një zyshë shumë të bukur. Në një moment të caktuar zysha hyri në mësim, unë i bëra foto. Zysha më tha ore mistrec dhe më thirri babin. Babi u nxeh. Më vonë kuptova që ishte vetëm pëlqim”, tregoi ai.

Kujtojmë që Orinda dhe Turjani janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe ai tha se mezi pret të bëhet baba.

“Në fakt nuk e di si mund ta shpreh si ndjesi, mendoja që kam qenë gati gjithë jetën për tu bërë baba. Kam pak frikë kur shikon ato goditjet tek barku Orindës. Me shpresën e Zotit shpresoj që gjithçka të shkoj mirë. Që do dhurojë shumë dashuri kjo është e sigurt, se sa i mirë do jem nuk e di”,- tha Turjan Hysko.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll