Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

‘Kam qejf të këndoj’, rrëfehet Haradinaj: Në luftë ushtarët më shanin sepse…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kohët e fundit është vënë re se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka filluar të këndojë publikisht këngë si “O moj Kosovë, o moj bukuroshe” apo “Kah po shkon moj zanë”.

Për këtë arsye, kryeministri është pyetur nga gazetarët nëse i ka mbetur merak që nuk është bërë këngëtar.

Haradinaj ka treguar se nuk i ka mbetur merak, pasi për herë të parë ka filluar të këndojë në luftë.

“Për ata që kanë qejf me ditë pse këndoj, kangën e kam filluar në luftë, nuk e di prej tutës apo prej trimërisë. Para luftës nuk kam kënduar kurrë”, tha kryeministri kosovar, ndërsa zbuloi se ushtarët i zgjonte me këngë.

“Në luftë nuk kemi pasë trumpetë ose alarm për t’i zgjuar ushtarët nga gjumi – ka qenë kënga: “Kah po shkon moj zanë”. Krejt ushtarët e kanë pasë mërzi këtë këngë. Kur kam hyrë në vendet ku kanë flejtë ushtarët, të cilat kanë qenë shumë të tmerrshme t’i shohësh, nuk kam thënë “çohuni”, por kam kënduar “Kah po shkon moj zanë”, vijoi më tej shefi i qeverisë.

“Këndoj jo që di të këndoj ose që jam këngëtar – këndoj sepse kam qejf. Nëse ka komente dhe nuk i pëlqen dikujt – e kuptoj, por besoni se hera e parë që kam kënduar ka qenë veç në luftë kur kam shkuar t’i zgjoj ushtarët e UÇK-së. Nëse i pyesni ushtarët e UÇK-së nuk kanë pasë këngë më mërzi se “Kah po shkon moj zanë”. Kjo këngë ka zë shumë të madh dhe kur futesha duke kënduar ata ktheheshin ose në krahë tjetër për ta vazhduar gjumin, ose më shanin”, përfundoi Haradinaj.

Më shumë




spot_img








spot_img