Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
18 %
2.1kmh
0 %
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

“Kam qarë tërë natën…”, këngëtarja shqiptare rrëfen si i shpëtoi sulmit të terrorist në Egjipt: Asfalti filloi të dridhej dhe…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Këngëtarja shqiptare Jehona Sopi ka rrëfyer për një situatë të pazakontë që i kishte ndodhur, ndërsa po kalonte disa ditë pushime në Egjipt.

Ajo u shpreh për “Prive” se në vitin 2005 kur ishte në pushime bashkë me shoqërinë në Egjipt, kishte ndodhur një sulm pranë vendit ku ata po qëndronin, por fatmirësisht nuk ishin prekur nga shpërthimi më eksploziv.

Këngëtarja tregoi se sulmi ishte nga një grup terrorist i Al Kaedës, ku disa persona kishin humbur jetën dhe disa të tjerë kishin mbetur të plagosur nga shpërthimi i një eksplozivi.

“Ishte viti 2005 dhe isha me pushime me shoqërinë time në Egjipt. Ka qenë një ri sulmeve më të mëdha terroriste. Kanë shpërthyer 5 eksplozivë në Sharm El Sheik. Njëri prej eksplozivëve e kam patur 100 metër afër, ku kanë mbetur të vdekur mbi 20 persona. Ne ishim në një klub dhe kur dolëm jashtë, asfalti filloi të dridhej, si dhe xhamat e klubit janë thyer. Kam qarë gjithë natën, se unë nuk ika në pushime për të vdekur, se unë kam kaluar dhe luftën. Pas kësaj kam shkuar në Egjipt edhe dy herë të tjera”, u shpreh këngëtarja Jehona Sopi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img