Hapësire reklamuese

Politikë

"Kam prova por nuk dua të flas", Alibeaj thotë se Kuvendi i Berishës ishte i manipuluar: Organizatorët i mbushën vetë kutitë, duan të shkatërrojnë PD

Shkruar nga Newsbomb
"Kam prova por nuk dua të flas", Alibeaj thotë se Kuvendi i

Nënkryetari i PD Enkelejd Alibeaj, ka thënë pasditen e kësaj të enjte se ka prova që Kuvendi i datës 11 dhjetor i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ishte i manipuluar. Sipas tij, organizatorët mbushën kutitë e votimit me vota fiktive dhe kjo u transmetua dhe në media.

"Unë kam të dhëna që janë mbushur kutitë. Fatkeqësisht janë mbushur kutitë, nga ata që pretendojnë se janë organizatorët. Kur arrin në këtë situatë, ku u deklaruan në njësinë 8 që rezultati ishte 760 pjesëmarrës, ndërkohë që të numëruar ishin 100 veta. Ku u gjetën këto 600 vota?

Dhe thonë nëpërmjet këtij referendumi është marrë një vendim i madh. E kuptoni sa e dhimbshme dhe e turpshme është një sjellje e tillë. Që kërkon të shkatërrojë PD, në një kohë që kemi kaq fronte të mëdha opozitare sot në Parlament dhe jashtë tij. Kemi sfida të mëdha si reforma territoriale, vettingu", tha Alibeaj në News 24.

Lëvizjen e Berishës kundër Bashës dhe PD-së zyrtare, Alibeaj e quajti "një shfokusim". I pyetur se çfarë do të ndodhë më datë 8 janar, kur është thirrur protesta para selisë së PD nga ish-kryeministri Berisha, nënkryetari i kësaj force politike u shpreh:

"Atë e mbrojnë demokratët. Nuk ka nevojë për të krijuar atmosfera surreale për përplasje mes demokratëve, se kjo do ishte e dhimbshme. Ju dhemb demokratëve që të vijnë dhe të shkelmojnë dyert. Atë ditë nuk do të ndodhë asgjë. Unë them që nuk ka dy palë, ka vetëm një palë demokratësh. Demokratë e kuptojnë që lëvizja e Berishës është pa moral."

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll