Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

‘Kam porosit 200 punëtorë në Bangladesh, Rama-pronarit të fasonerisë: Ndërroji kur të mësojnë shqip se iu hyn krimbi, fillojnë me thashetheme dhe…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeminstri Edi Rama gjatë vizitës së tij në qytetin e Shkodrës, u ndal edhe në fasonerinë e familjes Shtjefni.

Gjatë bashkëbisedimit me pronarin, ky i fundit u ankua tek Rama për mungesë puntorësh të kualifikuar, ku tha se po kërkon punëtorë në Tiranë e Berat.

Ai u shpreh se do të marrë 200 punëtorë nga Bangladeshi me një pagë mujore prej 400 dollarësh.

Ndërsa kryeministri shtoi se të huajt e bëjnë punë shumë mirë e pa llafe. Më pas Rama i tha me nota humori pronarit se kur të mësojnë shqip, ndërroji se do të merren me thashetheme pastaj.

Biseda e plotë:

Pronari: Unë po plasi tu kërku punëtorë në Tiranë dhe Berat, a doni punë dhe nuk vjen askush. Në televizione të gjithë thonë nuk ka punë, ne kemi aq shumë punë sa nuk kemi ku ta çojmë. Para disa ditësh ne kthyem një përfaqësues të Zaras vetëm për mungesë punëtorësh. Paga nuk është 30 mijë lekë por 40 mijë lekë, sa do ta bëni ju vitin tjetër.

Rama: Katër vjet duam ne ta bëjmë 40 mijë lekë.

Pronari: Nuk ka fuqi punëtore.

Rama: Unë e di që kjo është bisedë e rrezikshme për ne se na hidhen në fyt dhe pastaj kur u tregojmë këto thonë se kjo nuk është punë, është skllavëri, është poshtërsi. Më vjen shumë keq për ata që nuk kuptojnë por nuk kemi çfarë t’u bëjmë. Ne e kemi kaluar ligjin e ri për të huajt që është shumë i thjeshtë, nuk ka fare më ato procedurat e tmerrshme. 7 ditë është procedura për të marrë punëtorë të huaj dhe po të them me këtë pagë që ke ti e ke të garantuar, kanë filluar të marrin edhe të tjerët,  punëtorët e huaj nga Bangladeshi, nga Pakistani, India.

Pronari: I kam porositur 200 në Bangladesh, 400 dollarë paga. E kanë të përfshirë edhe fjetjen.

Rama: I ke pronto, nuk dinë as shqip të merren me thashetheme.

Pronari: Do të bëj një kat apostafat për ta.

Rama: Kur të fillojnë të mësojnë shqip fillo dhe ndërroji se fillojnë thashethemet, u hyn krimbi, jo politika, jo demokracia, jo liria.

Pronari: E kishim mbyll për të ardhur më herët po na ra pandemia. Po tani do të vazhdojmë ti marrim. 400 dollarë duan ata.

Rama: Janë punë, punë dhe nuk ka llafe.

Pronari: Janë punëtorë që punojnë tamam në makinat që duam ne. Janë profesionistë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img