Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

“Kam pas detyrë të sjell njerëz”, ish-deputeti e pranon hapur: Kemi paguar qytetarë që të vinin në protesta

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputeti Halit Valteri ka thënë hapur se kur ishte deputet ka paguar njerëz që të shkonin në protestë.

Valteri në një intervistë për “Euronews Albania”, ka folur dhe për protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha më 6 dhjetor, duke thënë se pjesëmarrës do jenë deputetët dhe ata që janë paguar.

“Nuk do të ndodh asgjë me 6 dhjetor, do dalin ca njerëz të protestojnë, shumica janë njerëz të paguar ose janë militantë anëtarë partie që kanë qenë gjithmonë pas Berishës. Janë njerëz që janë të paguar dhe shumica janë anëtarë partie.

U paguhen makinat, ushqimi,  ardhja në Tiranë. Unë kam pasur detyrë të sjellë njerëz. Po kam paguar njerëz sepse më ka pas dhënë partia.  Edhe tek çadra i mbanim njerëzit me turne. Kemi dhënë 20 mijë lekë për çdo makinë që ka ardhur”tha ai.

Më shumë


spot_img









spot_img