Hapësire reklamuese

Politikë

“Kam njoftuar pjesëmarrjen në Foltore”, Belind Këlliçi i bashkohet Berishës dhe zbulon arsyen

Shkruar nga Newsbomb
“Kam njoftuar pjesëmarrjen në Foltore”, Belind

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi edhe një herë është shprehur se sot do t’i bashkohet “Foltores” së ish kryeministrit Sali Berisha.

Ai me anë të  një postimi në rrjetet sociale shkruan se çdo anëtar i FRPD gëzon lirinë të zgjedhë platformën ku mund të shprehë qëndrimet e veta.

Këlliçi shkruan se ka njoftuar pjesëmarrjen në Foltore, sepse besoj se anëtarësia duhet dëgjuar kur kritikohet.

“Unë kam folur gjithnjë me gjuhën e gjithëpërfshirjes. Jam kundër përjashtimit e linçimit publik që i bëhet bashkëdemokratëve të mendimit ndryshe. 

Çdo anëtar i FRPD gëzon lirinë të zgjedhë platformën ku mund të shprehë qëndrimet e veta.

Unë jam pjesë e PD sepse besoj në historinë dhe potencialin tonë për të qeverisur Shqipërinë.

Mandati im nuk është i përjetshëm. Anëtarët e kryesisë së FRPD nuk janë uzurpatorë dhe as të ngujuar. Zyrat tona janë aty ku kanë qenë, në selinë e PD, për këdo që kërkon të njohë të rinjtë e saj.

Kam njoftuar pjesëmarrjen në Foltore, sepse besoj se anëtarësia duhet dëgjuar kur na kritikon. Prandaj sot, në orën 12:00, në amfiteatrin e jashtëm të Akademisë së Arteve, do të jem edhe unë, për të dëgjuar këdo që nuk ka patur hapësirë të shprehet e të dëgjohet”shkruan Këlliçi në postimin e tij.

Kujtojmë që kreu i PD, Lulzim Basha ka shpallur zgjedhjet në FRPD, pasi i ka mbaruar mandati Këlliçit, ndërsa Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka dalë kundër vendimit të kryedemokratit për zgjedhjet e reja për kryetarin dhe anëtarëve të tjerë drejtues të Forumit Rinor.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll