Hapësire reklamuese

Bota

“Kam ndryshuar”, vrasësi masiv norvegjez kërkon lirimin, psikiatrja: Mos i zini besë!

Shkruar nga Newsbomb
“Kam ndryshuar”, vrasësi masiv norvegjez kërkon lirimin,

Norvegjezi Anders Behring Breivik i cili ka vrarë 77 njerëz në 2011, kërkon lirim të parakohshëm nga burgu. Psikiatrja që ka mbikqyrur ekstremistin tha se diagnoza e Breivik “mbetet e njëtë me atë që ka pasur prej fillimit.” Ai është duke kryer dënimin maksimal në Norvegji prej 21-vite burg për sulmin me bombë në zyrat qeveritare në Oslo dhe më pas masakrën me armë në një kamp pushimi për të rinjtë e të majtës në pushtet asokohe.

Psikiatrja Randi Rosenqvist u shpreh se 42 vjeçari Breivik nuk ka ndryshim sa i përket rrezikut për akte të tjera dhune në të ardhmen, në krahasim me vlerësimin e parë që iu bë atij pas masakrës, në vitin 2012.

“Nuk ka koherencë në pohimet e tij, nuk mund t’i zihet besë,” tha Rosenqvist teksa jepte dëshminë për prokurorët.

Ndërsa Breivik tha në gjykatë se po kërkon një shans për veten e tij pasi ësjtë përjekur shumë dhe tashmë sipas tij ka ndryshuar.

“Të gjithë e kanë këtë shans. Jam shtypur e bërë copë për 10 vjet me radhë. Kam ndryshuar aq shumë sa që nuk është e mundur të ndryshoj akoma”, tha Anders Behring Breivik.

Sondazh

Poll