Hapësire reklamuese

Politikë

“Kam mësuar që nuk dorëzohem gjallë në botë”, Rama: Njerëzit më shohin si dikush që e shijon jetën, por ëshët shumë ndryshe

Shkruar nga Newsbomb
“Kam mësuar që nuk dorëzohem gjallë në

Kryeministri Edi Rama, i pyetur se çfarë mësoi për veten në këto 8 vite qeverisje, u shpreh se ka mësuar se nuk dorëzohet kurrë.

Ai tha se kjo është një karakteristikë që e ka patur gjithmonë, por e ka mësuar vetëm së fundmi. Ndërkohë Rama u shpreh se njerëzit e mendojnë si një njeri që e shijon jetën, por sipas tij, jeta e kryeministrit është shumë më ndryshe.

“Kam mësuar që nuk dorëzohem gjallë në botë. Nuk kam qenë kaq në dijeni të këtij fakti dhe më parë e mendoja më kollaj dorëzimin. Nuk flas në politikë, por në përgjithësi. Është një karakteristikë që e kam patur gjithmonë por e kam mësuar së fundmi. Njerëzit kur shohin dikë që është në krye, e shohin si dikush që shijon jetën dhe ka gjithë të mirat, por është kaq ndryshe, të paktën për mua. Kur i hyn kësaj rruge, je aty për të ndryshuar botën dhe jo ëpr veten. Është faktike, bie një tërmet dhe nuk të zë më gjumi. Duhet të ndjeskësh një process si pandemia, janë situata që të sprovojnë deri në një pikë ku është fizikisht sprovuese. Jam shumë i dhënë pas halleve të njerëzve”, tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu