Hapësire reklamuese

Politikë

‘Kam gjithë jetën thuthuq’, Paloka: Bashës ja kam thënë më përpara që kisha bojën me vete

Shkruar nga Newsbomb

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, i ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24 ka komentuar situatën politike në vend si dhe hedhjen e bojës nga ai në drejtim të kryeministrit Rama në Kuvend.

Paloka u shpreh se veprimi i tij nuk ishte hakmarrje personale ndaj Ramës, por si rezultat i veprimeve  arrogante të tij.

Ai ka treguar gjithashtu se askush nuk e dinte që kishte bojë me vete, ndërsa Bashës ia kishte thënë më përpara.

‘Unë e kam thënë që në atë parlament do iki vetë sepse ky parlament është i qelbur. Kur Ruçi tha se ju jeni i përjashtuar i kam thënë që në këtë sallë nuk vij vetë më. Kjo ishte ajo që unë kam deklaruar pa u marrë ende vendimi  për mandatet. Ishte një parlament që funksiononte si parlament personal i Ramës. Rama ka qenë shakatari i rritjes së tensioneve dhe incidenteve të tilla. Këto veprime të deputetëve janë nxituar nga sjellja arrogante prej rrugaçi e atij që është kryeministër i këtij vendi. Kjo ngjarje nuk ishte hakmarrje e Palokës. Unë kam gjithë jetën thuthuq.

U them gjithë nënave që kanë fëmijë të tillë se është mjet suksesi. Unë atë ditë kam pritur që atë ditë ta bëjë prapë dhe nëse nuk do fyente edhe mund të mos ndodhte ajo situatë. Ajo që doja unë ishte që t’i nxija surratin. Askush nuk e dinte që unë kisha bojë me vete. Diçka i lashë të kuptohej Bashës së unë do reagoja. Ja kam thënë Bashës më përpara dhe jo atë ditë. Por Ramës duhet t’i reagojmë dhe ta poshtërojmë. Për atë ditë Basha nuk kuptoi gjë. Rama e filloi me fyerje ndaj kreut të opozitës. Rama mori atë që meritoi’, tha Paloka.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll