Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
78 %
1.5kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
39 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

“Kam dy ditë që pres informacion për motrën”, Ministria poston mesazhin e 40-vjeçares e shtruar tek Infektivi: Staf i mrekullueshëm, nuk e di pse aq negativitet…(E plotë)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

68f29cb142e937ac14e7041cd091bbbe

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas lajmit që një qytetar nga Tiranë kërkonte ndihmë, sepse nuk kishte asnjë informacion për motrën e tij 40-vjeçare, e cila ndodhet e shtruar tek Infektivi.

Ministria ka publikuar një video të 40-vjeçares e cila shihet në gjendje shumë të mirë shëndetësore, teksa falenderon stafin e spitalit Infekit dhe në veçanti mjeken Najada Çomo.

“Përshëndetje doktoreshë Najada, ti je mbretëresha e spitalit. Faleminderit shumë, shumë për çdo gjë që bën për të gjithë pacientët tek Infektivi, për pacientët me COVID-19. Kur u sëmura kisha shumë frikë të vija këtu tek Infektivi nga fjalët negative të njerëzve, isha e frikësuar. Nuk dija çfarë të bëja. Unë jam fansja jote e parë. Dhe jashtë ku jetoja të ndiqja me pasion. Dukeshe që je njeri shumë i mirë dhe vetëm prej teje vendosa të vija dhe thashë kam besim tek ai njeri. Do bëhem mirë, të falënderoj shumë, të dua shumë, qofsh mirë gjithmonë.

Zoti të ndihmoftë ty se po bën gjëra të mrekullueshme çdo ditë, na jep kurajë. Për stafin, për infermieret që janë të mrekullueshme, jam shumë e kënaqur dhe sanitarja që dhe ajo duhet të përmendet, është shumë e mirë. Nuk e di pse aq negativitet, nga njerëz që kanë ardhur këtu, janë shëruar dhe dalin jashtë dhe flasin ndryshe. Je shembull i të gjithëve, bashkë me stafin. Keni një zemër të mirë, na shihni nga ana njerëzore pastaj si pacientë. Qofshi mirë të gjithë”, deklaroi 40 vjeçarja.

Më shumë

spot_img
spot_img