Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Kam detyrim të madh akoma”, Rama nga Vlora: Do kisha dashur të kthehesha në shtëpi, por dua të çoj deri në fund misionin, ata që kërkojnë të rimarrin vendin, do e kthejnë mbrapa

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë, ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët.

Ai sërish ka thënë se e do mandatin e tretë për të vendosur pikat mbi “i”, ka thënë ai. Rama ka thënë se pasioni për këtë punë është më shumë se dëshira për tu kthyer pranë familjes.

Rama ka përmendur se djali i tij Zaho po rritet, ndërsa ai e lë në gjumë dhe e gjen në gjumë dhe nuk po e shikon teka rritet për shkak të punës.

“Të them të drejtën do kisha dashur që të kthehesha në shtëpi pas kaq vitesh në kuptimin më të mirë të fjalët sepse po rritet dhe djali i vogël dhe unë e gjej në gjumë dhe e lej në gjumë në pjesën më të madhe. Kjo është pjesa e izoluar.

Këtu është një pjesë tjetër që është më e madhe se kjo dëshirë, që është pasioni dhe detyrimi që janë bashkë. Pasioni i kësaj punë dhe detyrimi për ta cuar deri në fund misionin dhe për ti cuar deri në fund betejat. Për të vendosur pikat mbi “i”. po ashtu mund të kthehet sa hap e mbyll sytë mbrapa. Dhe ata që kërkojnë ta rimarrin këtë vend e kthejnë mbrapa sic juve nuk jua merr mendja. Nëse ka një vlonjat që me ata mund të shikojë cka ka parë këto vite, i them je jo në 99 por 100% gabim. Me ata do të shohësh braktisjen dhe lënjen pas dore,” tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll