Katër të vdekur mbetën nga një sulm me armë në një kompani transporti në Greqi.
Një 75-vjeçari me origjinë greko-egjiptiane, ish-punëtor i firmës hyri në ndërtesë dhe vrau pronaren e kompanisë Maria Karnesi, bashkëpronarin dhe menaxherin si dhe një punonjës të kompanisë.
75-vjeçari, me emrin El Burai kolegët e thërrisnin Ari ishte pushuar nga puna si roje në shtëpinë e pronarit të firmës dhe se informacionet thonë sulmin e kishte planifikuar shumë kohë më parë, me synimin për t’u hakmarrë ndaj atyre që e hoqën nga puna.
Mëngjesin e sotëm, autori 75-vjeçar shkoi me makinën e tij jashtë kompanisë, parkoi dhe hyri në zyrat e kompanisë me armë në dorë.
Me të hyrë brenda, ai iu drejtua punëtorëve duke bërtitur: “Kam ardhur të zgjidh problemin, kam ardhur të sqarohem”.
Punonjës të frikësuar të kompanisë informuan policinë për ngjarjen, si dhe fqinjët që dëgjuan të shtënat.
Autori qëlloi me armë në kokë fillimisht pronaren e kompanisë më pas ka qëlluar me plumb në trup dy viktimat e tjera.Më pas ai është vetëvrarë.
Sulmuesi ka përfituar nga fakti se e njihte mirë ndërtesën, ka hyrë nga bodrumi i biznesit, fillimisht ka shkuar në katin e ndërmjetëm, ka nisur të qëllojë mbi gjithçka.
Policia gjeti edhe dy gra, të cilat ishin fshehur dhe mbyllur në një tualet. Ato i kanë nxjerrë dhe me autoambulancë u kanë shkuar për ndihmën e parë. Sipas informacioneve, ato nuk kanë pësuar lëndime, megjithatë do t’u duhet patjetër t’i nënshtrohen analizave dhe të kenë mbështetje psikologjike.