Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Kam ardhur me porosi për të vrarë”, zbardhet dosja nga grabitja e noterit në Sarandë, Thoma Kaçi identifikoi njërin prej të arrestuarve

Shkruar nga Newsbomb
“Kam ardhur me porosi për të vrarë”, zbardhet dosja

Është zbardhur dosja e grabitjes së noterit Thoma Kaçit në Sarandë, ngjarje e ndodhur më 20 tetor të këtij viti.

Noteri ka treguar se sapo kishte dalë nga banesa me bashkëshorten dhe po priste ashensoirn, dy persona me armë tip kallashnik iu afuan duke i thë të kthehen në banesë.

Për mënyrën e rikthimit në banesë shtetasi Thoma Kaçi shpjegon “personi që mbante armën në dorë më pyet “ti je Tomi Kaçi? Unë kam ardhur me porosi për të të vrarë ty pasi je me hasmëri dhe unë nuk mund të iki pa kryer porosinë, ose do të më japësh lekë, në të kundërt do të të vras”, raporton "Report tv".

Ai ka treguar se kur i kanë kthyer në banesë atë dhe bashkëshorten i kanë lidhur në karrige dhe më pas kanë filluar të kontrollojnë banesën. Nga kontrolli në banesë si dhe në çantën e viktimave, autorët arritën të grabisnin 20 milionë lekë.

Pasi kanë mundur të vjedhin shumat e parave, autorët kanë dalë nga shtëpia, duke mbyllur derën e apartamentit nga jashtë, dhe në vijim kanë zbritur me këmbë nëpër shkallë. Duke përfituar nga fakti se Martha Kaçi nuk ishte lidhur mirë, kjo e fundit ka mundur të lirohet dhe nëpërmjet telefonit celular ka njoftuar për ngjarjen e ndodhur Komisariatin e Policisë Sarandë, forcat e të cilit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Në lidhje me ngjarjen kanë rënë në pranga shtetasit: Elis Avduli, 52 vjeç, lindur dhe banues në Konispol, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; Oltjon Kolonja (Pula), 39 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Sarandë dhe Vladrias Himaj, 34 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Sarandë.

Në kuadër të dokumentimit të faktit penal, bazuar në deklarimin e shtetasit Thoma Kaçi shpjegon se njëri prej autorëve ishte me dialekt të Shqipërisë së Mesme, nga zonat si Lushnje, Fier, Kavajë apo Berat, ndërsa autori tjetër ishte me dialekt të Shqipërisë së Jugut, duke deklaruar gjithashtu se ishte në gjendje t’i njihte personat që e kishin grabitur nëse do t’i tregoheshin për njohje, më datë 04.11.2021, është kryer veprimi hetimor i paraqitjes për njohje, gjatë të cilit shtetasi Thoma Kaçi shpjegon “njoh personin që është me numrin 3 i cili është personi i cili ka shkuar më datë 20.10.2021 në banesën e tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll