Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

‘Kam 15 vjet që kritikoj PD’, databaza e nxjerr Mero Bazen votues të pasigurt: Kolegët e mi që punojnë pranë Lulit dalin votues të PS. Ose është lista e 2005, ose…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot prokuroria speciale SPAK ka nisur hetimet për databazën e përfolur të të dhënave të qytetarëve, me informacione konfidenciale, të cilat sipas disa raportimeve të fundit janë në duart e Partisë Socialiste, dhe po përdoren për fushatë.

Ishte Enkelejd Alibeaj nga PD doli në një deklaratë për media, duke akuzuar se të dhënat përdoren për qëllime elektorale, dërkohë, dje ka reaguar dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e cila hodhi poshtë këtë pretendime.

Sot gazetari Mero Baze përmes një shënimi ironik në rrjete sociale, thotë se ai vetë ka 15 vjet që kritikon PD dhe sulmon Berishën, pra del hapur në krah të qeverisë dhe PS, mirëpo databaza e ka nxjerrë votues të pasigurtë.

Ndërkohë ai thotë se kolegët e tij që punojnë pranë Berishës apo Bashës, kanë dalë si votues të sigurtë të PS. Sipas Bazes, kjo ose është lista e 2005 ose Rama po bën diversion për të përçarë demokratët.

Shënimi i plotë i Mero Bazes

Unë 15 vite që kritikojë Partinë Demokratike dhe sulmoj Berishën dhe këta socialistët më quajnë votues të pasigurt. Kolegët e mij, Andi Betja dhe Armand Shkullaku, njëri I punësuar tek televizioni djalit Berishës, e tjetri këshilltar politik I Lulit, quhen votues të sigurt të PS.

Ose është lista e 2005, ose do të jetë diversion I Ramës, për të përçarë demokratët. Ndërkohë Luli më dërgon çdo ditë mesazhe në telefon duke më sugjeruar pika nga programi I PD, edhe pse telefoni im personal, nuk është I rregjistruar në emrin tim. Edhe ky me numuratorin e 2005.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img