Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

“Kam 12 vite që vesh funde”, Robert Aliaj: Dua të shkëputem nga llumi, s’kam respekt për njerëzit pa stil

spot_img

Lajme të ngjashëm

Robert Aliaj ka komentuar sot trendin më të fundit të burrave të famshëm, të cilët janë shfaqur në publik të veshur me funde ose fustane.

Ai zbuloi në emisionin “Wake up” se ka 12 vite që vesh fustan dhe madje ka dalë edhe në rrugë me këtë veshje, duke shtuar se këtë e bën për të dalë nga “llumi i të përditshmes”siç e quan ai.

Kantautori u shpreh se nuk sheh asnjë problem në veshjen e fundeve nga meshkujt.

“Kam të paktën 12 vite që vesh funde. Kam dalë në rrugë. Kam veshur edhe fustan që e kam pasur të aksesuar të përditshmërisë sime. Dhe u bë e zakonshme që të më shikojë ashtu. Paragjykimet nuk më bëjnë përshtypje, madje më motivojnë sepse më shkëpusin nga e përgjithsmja dhe nga llumi në fund të fundit. Nuk kam respekt për njerëzit pa stil. A ka gjë më femërore se fustanella, me pala me të gjitha? Kështu janë fundet e grave. Kurse fundet që përdoren nga meshkujt sot kanë gjithsesi një prerje me të ngushtë, më të thjesht, më minimale. Nuk ka asgjë të keqe”, ka thënë Aliaj.

Më shumë




spot_img






spot_img