Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kalvari i qytetarëve me kreditë, si “merren peng” nga institucione e mikrokredive

Shkruar nga Newsbomb
Kalvari i qytetarëve me kreditë, si “merren peng” nga

Kalvari me kreditë e keqia ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit duke ngritur shqetësimin se si kreditë e këqia sfilitin qytetarët dhe përfundojnë në “tentakulat” e institucioneve financiare nën petkun e përmbaruesit

Gazetarja Klodiana Lala në emisioni “Në Shënjestër” ka sjellë disa denoncime dhe rastet e qytetarëve të shumtë që përballen me zyra përmbarimore.

Denoncimet:

Shtetasi Ilirjan Ç, nuk e dinte se në çfarë peripecish po e fuste veten. Ai ishte paraqitur të merrte një kredi konsumatore pranë një banke të nivelit të dytë, kredi e cila i ishte lëvruar, por nuk kishte mundur ta shlyente në kohë. Por pa u njoftuar, banka me të cilën ai kishte lidhur kontratën e shlyerjes së kredisë, ia shet këtë debi tashmë të klasfikuar si kredi e keqe, një institucioni financiar, jo bankë, që jo vetëm e detyron të lidhë një marrëveshje të re, por edhe ia çon çështjen e tij një përmbaruesi privat, që në fakt nuk ishte askush tjetër, vetëm se ky institucion financiar.

Por ndërsa i shleu të gjitha detyrimet, mesa duket institucioni financiar në këtë rast që kishte blerë kredinë e tij te një bankë e nivelit të dytë, dhe e robëroi edhe njëherë duke i dhënë një kredi të re të cilën Ilirjan Ç. duhet ta merrte po këtu, nuk u mjaftua me kaq. Por i bllokoi plot tetë prona të paluajtshme, vetëm për detyrimin e shërbimeve gjyqësore që ai nuk kishte shlyer.

“Raporti i Ministrisë së Drejtësisë Urdhër ekzekutimi-vendimi nr. 6036 akti, datë 10 Tetor 2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Kreditor- ‘ZiG’ sh.p.k Debitor- Ilirjan Ç.ëUrdhër për vënie sekuestroë20 Shkurt 2017 Numri i pasurive mbi të cilat ka vijuar veprimet përmbarimoreë Garazh sip. 18.8 m2, Tiranë Njësi sip. 49.25 m2, TiranëëApartament sip. 112.5 m2, TiranëëTruall 380 m2, TiranëëNjësi sip. 76.6 m2, Tiranë Garazh sip. 17.7 m2, Tiranë Apartament sip. 97.8 m2, Tiranë”, - sqaron dosja.

Por kjo është vetëm një nga historitë e pabesueshme dhe tronditëse se si kreditorë të cilët kanë pasur debi të vogla të pashlyera në banka të nivelit të dytë, të cilët më pas e kanë kryer këtë detyrim, janë marrë më tej peng nga institucione financiare të mikrokredive, në bashkëpunim me shoqëri të ndryshme përmbarimi. Të cilat duke shkelur rëndë ligjin, nëpërmjet një skeme mashtrimi të evidentuar edhe nga Ministria e Drejtësisë nëpërmjet një raporti pune në vitin 2019, u kanë sekuestruar tashmë këtyre ish-debitorëve, të gjitha pronat që kishin në zotërim.

Madje duke shkuar deri aty sa tua sekuestronin këto prona, qoftë edhe për vlerën e detyrimit shpenzime gjyqësore. Një gjë as e parë dhe as e dëgjuar më parë. Siç ishte edhe rasti i mësipërm, ku debitorit iu sekuestruan plot 7 pasuri të paluajtshme vetëm sepse nuk kishte shlyer detyrimet gjyqësore. Por siç thamë ky nuk ishte rasti i parë dhe i vetëm që këta debitorë ranë pre e mashtrimit. Raporti i punës i krijuar nga Ministria e Drejtësisë, pas ankesave të shumta që po vinin në drejtim të këtij institucioni, konstatoi me qindra raste abuzimi nga përmbaruesit.

Një situatë e cila kishte dalë nga duart dhe po rrënonte familje të tëra, të cilat nuk po dinin si ti shpëtonin kësaj makutërie. Y. Z, ishte një tjetër viktimë e këtij mashtrimi. Ai rezulton se kishte marrë një kredi prej 2 milionë lekë të reja pranë një banke të nivelit të dytë në Tiranë.  Ku si kolateral kishte lënë automjetin e tij. Por ndërsa shleu këtë debi, ai mëson se llogaritë e tij bankare vazhdojnë të jenë të bllokuara. Dhe se tashmë një shoqëri përmbarimi kishte vënë në sekuestro preventive pronat e tij të paluajtshme, vlera e të cilave ishte shumë më e lartë se debia që ai kishte pasur, apo interesat bankare

“Pas shumë procesesh gjyqësore dhe ristrukturimeve të kredisë, në vitin 2017 nga ana e kredimarrësit është shlyer vlera e detyrimit për kolateralin në shumën prej 2 milionë lekë. Ndërkohë për shumën e mbetur (interesat) është lidhur një marrëveshje ndërmjet ‘Micro Credit Albania’ dheëznj. L. K për shlyerjen e këtij detyrimi. Por përsëri ankuesi deklaron se pasuria i mbeti e bllokuar. Gjithashtu ankuesi ka informuar se, shuma në llogarinë e tij bankare për të cilën ishte vënë sekuestro konservative, është kaluar për llogari të zyrës përmbarimore ‘Shërbimi përmbarimor Zig’.

Ku ai thotë se i janë vënë në sekuestro preventive disa pasuri të patundshme. Po kështu ai tregon se nuk është informuar mbi shumën e detyrimit të mbetur pa shlyer që vlerëson se është jo më shumë seë700 mijë lekë, as nga shoqëria mikrofinanciare ‘Micro Credit Albania’ e cila ka blerë kredinë e bankës dhe as nga shoqëritë përmbarimore që kanë ekzekutuar shumat e detyrimit dhe që mbajnë në sekuestro conservative”, - sqaron dosja.

Por shoqëritë përmbarimore të lidhura me institucionet financiare jo banka, del se nuk janë stepur përpara asgjëje. Madje rezulton se kanë vazhduar ta ushtrojnë aktivitetin e tyre në paligjshmëri, edhe kur u është hequr licenca nga Ministria e Drejtësisë. Një rast i tillë, skandaloz, duket edhe ai i rrëfyer nga shtetasi Rigers H., i cili u ndesh me telefonata të panumërta deri edhe bezdisëse, që u bëheshin edhe familjarëve të tij. Telefonata që ai zbuloi se vinin nga një përmbarues, të cilit i ishte hequr licenca, i cili ushtronte presion që Rigers H., të paguante një pagesë telefoni që e kishte të mbartur prej disa vitesh.

“Shtetasi Rigers H. ngre shqetësimin e telefonatave deri nëpër familjarë dhe shkresave pa emër dhe pa mbiemër, nga firma që quhet ADCA. Shkresa të tilla i janë dërguar edhe të atit të ankuesit, për detyrimin që lidhet me pagesën e një telefoni.  Ankuesi pretendon se personat që çojnë këto komunikime të pavend, nuk prezantohen nëse janë përmbarues, avokatë, apo bankierë. Shkresa të ngjashme, pa emër dhe mbiemër, dhe pa nënshkrim, ka administruar edhe nga institucioni financiar jobankë ‘Final’”, - thotë dosja.

Por ajo që bie në sy në rastin e mësipërm është fakti se shoqëria përmbarimore, nuk kishte për qëllim thjesht vjeljen e këtij detyrimi, por marrjen 10-fish të kësaj vlere. Madje duke i vënë si kusht që ky detyrim, tashmë i shumëfishuar, të paguhej brenda 13 ditësh, ndryshe kamata do të rritej në progres të vazhdueshëm.

Ky shtetas thotë se, para dy vitesh ka blerë një telefon në vlerën 10 000 lekë. Ndërsa së fundi ‘përmbaruesit, avokatët apo bankierët’ i kërkojnë të paguajë detyrimin aktual në shumën e dhjetëfishuar prej mbi 100 000 lekë. Ku në një shkresë i kërkohet debitorit, Rigers H, që shlyerja e detyrimit të bëhet brenda 13 ditësh në shumën 118 700 lekë, dhe 12 lekë për çdo shkresë/komunikim ligjor dhe njofton se sipas legjislacionit në fuqi, kamata ligjore është në 10 % për çdo vit vonesë”, - thotë dosja.

Por duke parë rast pas rasti, natyra e ankesave të mbërritura në Ministrisë së Drejtësisë, na njeh me shkelje nga më të rëndat, që këta përmbarues kanë kryer në dëm të qytetarëve. Si përshembull, raste, kur viktima të kësaj skeme të gjerë mashtrimi, edhe pse i kanë paguar detyrimet e tyre deri në fund, madje duke pranuar çdo kusht edhe rrënues për ta, nuk u janë zhbllokuar pasuritë.

Pasho M. është pikërisht një nga këta shembuj. Ai u detyrua ti shkruajë Ministrisë së Drejtësisë dhe të paraqesë një ankesë pranë këtij institucioni, pasi shoqëria përmbarimore nuk denjonte të çonte pranë drejtorisë së policisë së qarkut, shkresën për zhbllokimin e auutomjetit të tij. Pavarësisht se kjo gjë duhet të ishte bërë me kohë.  Rast edhe ky jo i vetëm, në dosjet me mijëra faqe që grupi i punës i ngritur nga Ministria e Drejtësisë mori në shqyrtim.

Ankuesi Pasho M. thotë se pasi ka përmbushur plotësisht detyrimin, ekzekutuar nga ‘Shërbimi Përmbarimor Star’, ka marrë ‘Urdhër për heqjen e sekuestros konservative’. Ai i është drejtuar Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan, për të kryer zhbllokimin fizik të automjetit në pronësi të tij.  Por, ky automjet rezulton që deri ditën e ankesës, të jetë ende nën sekuestro konservative, sepse përmbaruesi i ‘Shërbimit Përmbarimor Star’, nuk e ka dërguar këtë shkresë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan”, - thuhet në dosje.

Do të ishin këto gjetje dhe shkelje të rënda që çuan Ministrinë e Drejtësisë, në heqjen dhe pezullimin e dhjetrave licencave, që lidheshin me këta përmbarues dhe institucione financiare jo banka. Që jo vetëm kishin marrë peng një duzinë qytetarësh, siç i referohet dikasteri i Drejtësisë këtij megamashtrimi me përmasa të mëdha vjedhje, por edhe i ushtronin aktivitetin e tyre pa pasur qoftë edhe një licencë të ushtrimit të detyrës.

“Në listën prej 36 personash me certifikatë të hequr, rezultoi se 21 prej tyre nuk kishin ushtruar asnjëherë aktivitet përmbarimor, që në momentin e certifikimit. Ndërsa 14 prej tyre ishin në kushtet kur nuk kishin dorëzuar pranë Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e praktikave përmbarimore dhe arkivat e krijuara nga veprimtaria përmbarimore ndër vite. Po kështu ish-përmbarues gjyqësorë privatë, nuk kishin zbatuar për një kohë të gjatë urdhrat e ministrit të Drejtësisë për dorëzimin e dosjeve përmbarimore dhe që mbanin të padorëzuar dokumentacionin e kreditorëve dhe debitorëve në statusin e çështjeve, aktive, të pezulluara dhe/ose të pushuara, duke shkaktuar probleme të rënda në cenimin e interesave të shtetasve dhe institucioneve shtetërore, të cilët ishin përfshirë në një numër masiv çështjesh përmbarimore”, - thuhet në dosje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese