Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kaluan 50 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, gjykata jep vendimin për dy vëllezërit

Shkruar nga Newsbomb
Kaluan 50 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës,

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot masën e sigurisë 20 ditë burg për Shpëtim Canin dhe “Detyrin paraqitje” për Roland Canin, të cilët kishin kaluar një sasi nafte kontrabandë përmes peshkarexhës ku punonin dy vëllezërit.

Theksojmë se tre ditë më parë, një aksion i strukturës doganore Antikontrabanda Detare në bashkëpunim me policinë kufitare në Durrës, ka bllokuar një peshkarexhë me 25 mijë litra naftë kontrabandë.

Gjatë kontrollit në depot e brendshme të karburantit të saj u gjet dhe u sekuestrua sasia prej rreth 50.000 litrash naftë kontrabandë.

Sipas burimeve policore, peshkarexha vinte nga vendet e Lindjes, ndërsa nafta ishte planifikuar për t’u shitur në tregun shqiptar.

Peshkarexha "Leon" është ankoruar në ish-peshkimin e vjetër ku po i nënshtrohet kontrollit, pranë terminalit të trageteve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese