Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kalonte emigrantë të paligjshëm në kufi, në pranga 40-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb
Kalonte emigrantë të paligjshëm në kufi, në pranga

Policia e Vlorës ka arrestuar një 40-vjeçar i cili kalonte emigrantë të paligjshëm në këmbim të shumave të parave.

40-vjeçari i arrestuar akuzohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që ndihmonte emigrantë, kundrejt pagesës që të kalonin ilegalisht kufirin. Pasi një hetimi nga policia, u bë dhe arrestimi në flagrancë të shtëtasit me inicialet K. Gj., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Njoftimi i policië:

Kapet dhe një 40-vjeçar, i akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që ndihmonte emigrantë, kundrejt pagesës, që të kalinin ilegalisht kufirin. Ky shtetas u kap si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Vlorë, pas shkëmbimit të informacionit me DVP Tiranë.     

-si rezultat i kontrolleve nga shërbimet e Policisë Rrugore, pas shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, është kapur shtetasi K. Gj., 40 vjeç, banues në Vlorë. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, ”Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas u kryen nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve i DVP Tiranë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese