Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy shtetas, 48 dhe 38 vjeç pasi u kapën në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Shtetasi me inicialet E. R., 48 vjeç banues në Korçë dhe G. H., 38 vjeç banues në Tiranë u kapën duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt vendeve të BE.
Drejtuesi i furgonit dhe bashkëpunëtori i tij u kapën në flagrancë në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër. Pas ndalimit të automjetit policia ka bërë një kontroll ku ka gjetur një sasi të vogël me lëndë narkotike kokainë dhe një shumë parash që përfitonin nga kjo vepër kriminale.
Njoftimi:
"Në pranga kanë rënë E. R., 48 vjeç banues në Korçë dhe G. H., 38 vjeç banues në Tiranë u vendosën në pranga në kuadër të operacionit të koduar "Collaboration”.
Shtetasi me inicialet E. R., 48 vjeç banues në Korçë dhe G. H., 38 vjeç banues në Tiranë u kapën duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt vendeve të BE.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.