Hapësire reklamuese

Politikë

Kalon afati, këta janë dy drejtorët që nuk i “tuten” Ramës, refuzojnë dorëheqjen

Shkruar nga Newsbomb

Tashmë kanë kaluar 24 orë nga afati që u la kryeministri drejtorëve të Hipotekave, për të dhënë dorëheqjen, por mesa duket jo të gjithë i janë “bindur”, këtij urdhri të Ramës.

Bëhet fjalë për dy drejtorë në Shkodër, të cilët mësohet se kanë refuzuar kërkesën e Ramës për dorëheqje. Bëhet me dije se përveç drejtorit të ZRPP Shkodër Ilir Dibra, edhe ai i Malësisë së Madhe Fatmir Shpellza, kanë refuzuar që të dorëhiqen, siç kërkoi Rama dje.

Mësohet se Fatmir Shpellza e Ilir Dibra vjen nga radhët e LSI. Kujtojmë se Rama dje u dha afat deri sot për të dhënë dorëheqjen të gjithë drejtorëve të hipotekave të Shqipërisë.

Ndërkohë mbetet për t’u parë se si do të proçedohet me këta dy drejtorë, që duket se do të presin veprimin e radhës të kryeministrit Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu