Hapësire reklamuese

Rajoni

Kaloi semaforin me të kuqe, policët bëjnë për spital të riun shqiptar, i thyejnë tre brinjë

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku policia i ka thyer 3 brinjë shqiptarit pasi ky i fundit është futur në semafor të kuq.

Përveç të riut ka përfunduar në spital edhe një efektiv policie, i cili sipas kolegëve të tij pësoi lëndime gjatë arrestimit të qytetarit.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari nuk ka pasur lëndime serioze, por vetëm disa gërvishtje në fytyrë, pasi policët u detyruan ta arrestonin me forcë.

Por, sipas policisë, qytetari nuk kishte lëndime serioze. Madje, në përgjigjen e tyre thuhet se ai ka pasur vetëm “gërvishtje në fytyrë” nga “dhu na e butë” që zyrtarët policorë u detyruan të përdornin.

Por, një deklaratë e tillë e policisë është hedhur poshtë nga burimet e Gazetës Sinjali në Kosovë brenda Spitalit të Gjakovës, të cilët thanë se:

“Qytetari i sjellë në shoqërim të policisë, i cili ishte arrestuar për shkak të mosrespektimit të urdhrave të policisë, ka pësuar lëndime të rënda trupore, më saktësisht deri më tani janë konfirmuar tri brinjë të thyera",- kanë thënë burime të Sinjalit, brenda spitalit.

Nga ana tjetër autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

"Mund të konfirmoj që hetuesit tanë janë të informuar për rastin dhe janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke marrë veprime hetimore, konform autorizimeve ligjore të Inspektoratit Policor. Hetuesit janë ende atje, në Gjakovë”, deklarojnë autoritetet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll