Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kaloi java e 3-të e janarit dhe Pfizer s’i ka sjellë 10 mijë dozat anti-Covid, Rakacolli: S’ka asnjë problem, vaksinimi po vazhdon...

Shkruar nga Newsbomb
Kaloi java e 3-të e janarit dhe Pfizer s’i ka sjellë 10
Mira Rakacolli

Qeveria shqiptare përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë tha se kontrata me Pfizer parashikon që brenda javës së tretë të janarit do të vinin në vendin tonë mbi 10 mijë vaksina anti-Covid, mirëpo sot jemi në datën 26 dhe vaksinat nuk kanë mbërritur.

Ndërkohë zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se kompania Pfizer po i vonon dozat pasi ka shumë kërkesa nga e gjithë bota dhe duhen shtuar kapacitetet prodhuese.

Rakacolli tha se Pfizer do e respektojë kontratën, vetëm se duhet të presim pasi kjo situatë është në të githë botën.

Vasili: Çfarë po ndodh pse po vonohen vaksinat?

Rakacolli: Siç u tha ka vonesë nga firmat farmaceutike Pfizer, për shkak të kapaciteteve të tyre prodhuese. Kërkesa është e madhe dhe fabrika ka bërë një hapje që të prodhohen më shumë, ka shtuar kapacitetet prodhuese. Për sa i përkëet Shqipërisë nuk do të krijojë pengesë.

Vasili: Parashikohej që në javën e tretë të vinin mbi 10 mijë doza apo jo?

Rakacolli: Vaksinimi po vazhdon...

Vasili: Janë ato 975 që morëëm dhuratë, duhet të vinin mbi 10 mijë...

Rakacolli: Vaksinimi po vazhdon, është e sigurtë dhe doza e dytë për ata që kanë bërë dozën e parë. Shqipëria po ecën dhe do të vazhdojë, nuk do të ketë ndërprerje. Rama tha jemi në komunikim të vazhdueshëm me Pfizer. Ata nuk kanë thënë që s’do e respektojnë kontratën, nuk kanë thënë që s’do sjellin. Akoma nuk ka mbaruar janari, të presim. E kemi të kontrolluar procesin e vaksinimit. Kjo vonesë nuk është vetëm në Shqipëri, por në shumë shtete të botës. Me shtimin e kapaciteteve do jetë në gjendje të mbulojë vonesën. Çfarë problemi ka krijuar? Njerëzit po vijojnë të vaksinohen. Rëndësi ka që procesi i vaksinimi po vazhdon.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll