Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Kalohet në parim projektligji që ndalon lojërat e fatit në Kosovë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Parlamenti i Kosovës ka kaluar sot në parim projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit, me 63 vota pro dhe tre abstenim.

Ndërkaq, partia Nisma Socialdemokrate ka ndërruar qëndrim për Ligjin për Lojërat e Fatit pas fjalimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, i cili shpjegoi se me Ligjin e ri për Lojërat e Fatit do të ketë mundësi tjera për hapjen e bastoreve nga kompanitë private.

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se partia e tij ka ndërruar qëndrim për Ligjin e Lojërave të Fatit.

Ai ka kërkuar kohë dhe shqyrtim të këtij Ligji në komisionin përkatës.

‘Mora fjalë me i kërku falje Naitit, sepse paska të drejtë sipas shpjegimeve që i bëri Liburni. Prandaj, në emër të Nismës po them, se ndryshon pozicioni. Unë i dhashë mbështetje fillimisht, por tani ndryshon puna’, u shpreh shefi i grupit parlamentar të NISMA-s, Sherifi.

Ndërkaq, në emër të Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, edhe Lumir Abdixhiku i LDK-së kishte paqartësi rreth neneve për Lotarinë e Kosovës, se a duhet shfuqizuari  gjithë ligji për nenet e Lotarisë së Kosovës apo vetëm nenet e lojërave të fatit. Ai shtoi se duhet të saktësohet veprimtaria e Llotarisë së Kosovës.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img