Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
5 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Kalo u tregon sakrificat qytetarëve dhe jep mesazhin e javës: Mantelbardhëve u janë hequr fundjavat e ditët e festave…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2fcdec316c1ac016cb3f0e7c9450bff0

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, e ka mbyllur fundjavën duke dhënë një mesazh në rrjete sociale, ku shkruan se bluzave të bardha që prej fillimit të pandemisë u janë hequr fundjavat dhe ditët e festave.

Duke vënë theksin te sakrifica e tyre, ai u ka bërë sërish apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e vendosura kundër Covid.

“KOHË KOVIDIANE….Fundjavë 5–6 Shtator 2020….Prej regjistrimit të rasteve të para të infektuara nga Sars-Cov2/Covid-19, në kalendarin e Mantelbardhëve e jo vetëm të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive/Covid-1 në QSUT “Nënë Tereza”, janë hequr fundjavat dhe ditët e Festave…..

Një ekip që përparësi të tij ka Punën, Profesionalizmin dhe Përkushtimin, për t’i shërbyer mundësisht sa më mirë të sëmurëve të prekur nga kjo “flamë mbarëbotërore”…

Puna e konceptuar dhe e zbatuar si një ekip i vetëm, ka dhënë, po jep dhe kurdoherë do të japë më shumë frute, në dallim me protagonizmin individual jo të rrallëshfaqur në këto muaj të Pandemisë….Jemi kurdoherë për ju në krye të MISIONIT tonë FISNIK….

Nga të gjithë JU kërkojmë më shumë NDËRGJEGJËSIM e PËRKUJDESJE ndaj vetes, si dhe KUJDES ndaj të afërmve tuaj kudo dhe për çdo çast….NUKU është aspak e vështirë dhe e pamundur zbatimi i rregullave të higjenës individuale, kolektive dhe të mjedisit ku gjallojmë, distancimi fizik kur është e mundur, si dhe mbajtja e maskave në mjediset e mbylluara ose aty ku ka grumbullime….

KEMI ende udhë për të bërë në përballjen me sfidën Sars-Cov2/Covid-19, ndaj KURRË mos e humbisni mirëbesimin ndaj punës dhe profesionalizmit tonë….KUJDES e DROJË po e vetëm po, PANIK jo e vetëm jo…JU DUAM dhe shpresojmë shumë në mirëkuptimin tuaj të kurdokohshëm….Together forever”, shkruan Kalo.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img