Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kallëzohet penalisht shefi i komisariatit të Rinasit, ja për çfarë akuzohet

Shkruar nga Newsbomb
Kallëzohet penalisht shefi i komisariatit të Rinasit, ja për

Shefi i Komisariatit të Policisë në Rinas është kallëzuar penalisht nga avokatët mbrojtës të shtetasit turk Ahmet Emre Olur, i cili u deportua drejt Turqisë vetëm pak orë pas ndalimit në aeroportin e Rinasit.

Avokatët mbrojtës kanë kallëzuar për “shpërdorim detyre” Përparim Demën, duke pretenduar se ai u informua që klientit të tyre i rrezikohej jeta nëse deportohej drejt Turqisë. Ata pretendojnë se shefi i komisariatit të Rinasit as nuk e lejoi Olur që të takohej me avokatët.

Emre Olur është i njohur si këshilltari për shtyp i mafiozit turk Sedat Peker, dhe akuzohet nga autoritetet turke si pjesë e rrjetit të madh kriminal që ka ngritur Peker.

Lexo edhe: U ndalua dje në Rinas, Shqipëria deporton në Turqi këshilltarin mediatik të Sedat Pekerit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu