Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Kallëzohet në Prokurori kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria Themelore e Malit të Zi ka ngritur kallëzim penal ndaj kryeministrit Dritan Abazoviç dhe disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të tjerë të akuzuar për lejimin e paautorizuar të hyrjeve të disa shtetasve të huaj në vend.

Më konkretisht, Abazoviç, shefi i Kontrollit të trafikut ajror të Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe punëtori i kontrollit të fluturimeve në Podgoricë, akuzohen se më datën 3 gusht kanë mundësuar hyrjen e një numri të madh të shtetasve të huaj në Malin e Zi, pa pasur autorizim dhe duke përdorur avionët shtetërorë të Serbisë.

E gjitha kjo është bërë pa pëlqimin dhe dijeninë paraprake të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi.

Kallëzimi është bërë nga eksperti i elektronikës, telekomunikacionit dhe aviacionit, Predrag Boljeviç.

Sipas burimeve të gazetës malazeze “Pobjeda”, këta të fundit organizuan në mënyre sekrete ardhjen e Patriarkut të Kishës Ortodokse së Serbisë, Porfirije, ditën e nënshkrimit të Kontratës Themeltare mes Kishës Ortodokse serbe dhe Malit të Zi.

“Në kallëzimin penal Boljeviç thekson se personat e lartpërmendur i kanë mundësuar një numri të madh personash, shtetas të huaj, të hyjnë, të qëndrojnë dhe të kryejnë veprimtari ekonomike në territorin e Malit të Zi me avionët shtetërorë të forcave policore të Republikës së Serbisë, pa autorizim, pa pëlqimin dhe dijeninë paraprake të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi dhe pa kontrolluar hyrjen dhe daljen nga Mali i Zi në përputhje me legjislacionin ligjor që rregullon fluturimin e avionëve të huaj shtetërorë, kalimin dhe qëndrimin e personat e moshuar në territorin e Malit të Zi”, shkruan gazeta Pobjeda.

Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe u nënshkrua në orën 10:00 në Podgoricë, të mërkurën e 3 gushtit.

Porfirije kishte mbërritur në Podgoricë pa asnjë njoftim paraprak. Falë marrëveshjes së nënshkruar, Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi i mundësohet eksterritorialiteti i objekteve fetare, hapet mundësia mësimit fetar në shkollat publike, i njihet subjektiviteti për gjashtë shekuj më i gjatë se sa që Kisha Ortodokse Serbe ka në Serbi, i jep asaj kompetenca publike-juridike dhe në disa fusha ia mundëson statusin ligjor të barabartë me institucionet shtetërore.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img