Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kallëzohet në polici Zajmina Vajsari, Prokuroria nis menjëherë hetimet

Shkruar nga Newsbomb

Kallëzohet në polici këngëtarja shqiptare Zajmina Vasjari. Prokuroria ka nisur menjëherë hetimet.

Kallëzimin për Vasjarin e ka bërë një notere. Këngëtares i është përmbytur shtëpia nga çarja e tubit. Uji më pas ka dalë një kat më poshtë, në studion e noteres.

Pasi nuk kanë arritur të merren vesh, noterja i është drejtuar policisë. Më pas Prokuroria ka nisur hetimet ndaj 29-vjeçares.

Banesa e Vasjarit është në Bulevardin “Gjergj Fishta”. Noterja quhet Suela P. dhe e ka marrë me qira noterinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll