Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kallëzohet në KQZ deputetja e PS-së Elona Gjebrea, bëri fushatë në shkolla

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

88a90383ac9375b41f6aa9501af7fce2

Deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea është kallëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Qëndresa Qytetare.

Shkak është bërë aktiviteti i zhvilluar në shkollën ‘Abdullah Keta’ nga deputetja e Partisë Socialiste.

Kallëzimi erdhi pas postimit në rrjetin social facebook të fotove nga ana e deputetes Gjebrea e cila deklaron se u ka premtuar nxënësve se forca politike që ajo përfaqëson do të përmirësojë kushtet e tyre, ku shihet qartë shkelja e nenit 91 të Kodit Zgjedhor dhe Vendimin e Komisionit Rregullator të KQZ.

Postimi i plotë:

Administrata po shkel ligjin, do te përgatitim dosjen për prokurori per te gjitha rastet e perdorimit te burimeve shteterore ne funksion te fushatave elektorale

Qëndresa Qytetare ka kallzuar ditën e sotme pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve aktivitetin e zhvilluar në shkollën ‘Abdullah Keta’ nga deputetja e Partisë Socialiste Elona Gjebrea. Ky kallzim u administrua nga KQZ dhe erdhi pas postimit në rrjetin social facebook të fotove nga ana e deputetes Gjebrea e cila deklaron se u ka premtuar nxenesve se forca politike qe ajo perfaqeson do te permiresoje kushtet e tyre, ku shihet qartë shkelja e nenit 91 të Kodit Zgjedhor dhe Vendimin e Komisionit Rregullator të KQZ.

Nga ana tjetër drejtoresha e shkollës “Adullah Keta” Ardita Gjini e cila ka lejuar përdorimin e ambienteve të shkollës, përdoimin e nxënësve dhe stafit në dispozicion të deputetes Gjebrea, ka konsumuar veprën penale të përodrimit të funksionit publik për veprimtari politike, vepër e cila dënohet me 6 muaj deri në 3 vite burg.

Ky është rasti i dytë brenda muajit janar i kallzuar nga Qëndresa Qytetare ku burimet shtetërore vendosen në dispozicion të fushatës elektorale. Ne i bëjmë thirrje Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionit Rregullator të marrë menjëherë masat e parashikuara administrative për shkelësit e ligjit kushdo qofshin ata.

Ekipi i Qëndresës Qytetare do të faktojë dhe përgatisë një dosje me të gjtiha rastet e shkeljeve ligjore duke përodrur shkollat dhe do ti drejtohet prokurorisë për të nisur hetimet për punonjësit e adminsitratës të përfshirë në abuzime.

foto_2.jpg

foto_3.jpg

 elona_gjebrea.png
 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img