Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kallëzohen në Prokurori 19 zyrtarë dhe ish-specialistë të ZVRPP Kukës e Berat për shpërdorim detyre

Shkruar nga Newsbomb

Kontrolli i Lartë i Shtetit ta kallëzuar në Prokurori 19 zyrtarë, ish-specialistë, specialistë dhe juristë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Berat dhe Kukës.

Berat

KLSH ka kallëzuar 2 ish-regjistrues, dhe 13 specialistë dhe ish-specialistë të ZVRPP Berat me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi kanë kryer regjistrime të pasurive me sipërfaqe më tepër nga sa përcaktuar në Ligj, duke lëshuar çertifikata mbi këto pasuri. Kanë lejuar tjetërsimin e këtyre pasurive në 20 raste dhe kanë regjistruar 43626 m 2 sipërfaqe tokë arë, pa patur aktin e marrjes së tokës në pronësi.

Për shkeljet e konstatuara, KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për Regjistruesin e ZVRPP-së A.B., dy ish regjistruesit A.M. dhe F.P., për 7 ish-specialistë: A.ZH. ish-specialist i Regjistrimit Fillestar, R.A. ish-Përgjegjës i Regjistrimit dhe Hartografisë, O.G. ish-hartograf, A.M. ish-Përgjegjës i Sektorit të Regjistrimit Fillestar, S.S. e J.D. ish-hartografë e L.E. ish-Specialist i Regjistrimit Fillestar si dhe për 5 specialistë Sh.D. hartograf, F. Rr. Përgjegjës i Sektorit të Regjistrimit e Hartografisë, Z.C. e E.Ç. juristë, dhe A.Gj. juriste (apo dhe persona të tjerë që mund të rezultojnë si përgjegjës gjatë hetimeve), për konsumim e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal.

Kukës

KLSH ka kallëzuar në Prokurori ish-regjistruesin, ish-hartografin dhe dy juristë të ZVRPP Kukës.

Sipas KLSH ataKanë kryer veprime shpronësimi për llogari të Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC), në regjistrimin e Pasurive Publike Shtetërore të përfituara nga shpronësimi për interes publik për Aeroportin e Kukësit, në administrim të AAC, në 4 raste në sipërfaqen prej 23,778 m 2 , duke shpërblyer 4 subjekte private në vlerën rreth 14,3 milionë lekë ose 104,000 Euro, pa patur titullin e pronësisë (Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi-AMTP), duke i shkaktuar dëm ekonomik Buxhetit të Shtetit.

Për shkeljet e konstatuara, KLSH ka kryer kallëzim penal për ish-Regjistruesin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kukës R.T., ish-specialistin hartograf H.K. dhe 2 specialistët juristë të ZVRPP Kukës B.D dhe S.T (apo dhe persona të tjerë që mund t’ju rezultojnë si përgjegjës gjatë hetimeve), të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese