Tirana
few clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
2.6kmh
20 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
18 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

Kallëzimi i PD dhe ‘Aleancës’, SPAK konfirmon: Kemi nisur hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar konfirmon se ka nisur hetimet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, lidhur me çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në përgjigjen e SPAK për PD thuhet se hetimet kanë nisur në bazë të kallëzimit që kjo forcë politike ka bërë, dhe po ashtu kallëzimit të Aleancës për Teatrin në 31 dhjetor 2019 dhe 23 janar 2020.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se edhe kallëzimi i bërë nga subjekti politik ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’ protokolluar pranë kësaj Prokurorie më 4.6.2020 është bashkuar me këtë procedim penal. Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe organi i akuzës është duke kryer veprime hetimore të plota e të gjithanshme.

Për shkak të detyrimit ligjor të ruajtjes së sekretit hetimor, në këtë fazë të hetimeve paraprake, nuk mund t’ju informojmë në lidhje me veprimet hetimore konkrete të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Me përmbajtjen e akteve hetimore të këtij procedimi penal, do të njiheni në përfundimin e hetimeve paraprake”, thuhet në letrën e SPAK.

Letra e SPAK konfirmon nisjen e hetimeve për Teatrin Kombëtar

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img