Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Kallëzimet e PD në SPAK, Balla: Po shkruajnë raportin për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve, njëri nga të denoncuarit është 70-vjeç dhe me Covid

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se kallëzimet e shumta të Partisë Demokratike në SPAK janë “raport” që po shkruhet prej tyre “për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve” në 25 prill.

Balla tha në emisionin “Real Story”, se një prej të denoncuarve në SPAK nga PD-ja në Elbasan për “vjedhje votash” është një 70-vjeçar i sëmurë me Covid-19.

“Shpresoj që çfarë po ndodh këto ditë me lumin e akuzave dhe kallëzimeve penale, me lumin e akuzave për tejtërsim të të dhënave personale, mos të jenë duke shkruar raportin për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve. Kam bindjen, ishte një kallëzim në SPAK ndaj meje dhe nja 30 personave të tjerë, dhe ajo që më thanë njerëzit në Elbasan ishte se një person rreth 70-vjeç që është duke u shëruar nga Covid-i ishte pjesë e bandës së vjedhjes së votave në Elbasan sipas Lulzim Bashës. Mesa shoh jemi në kushtet që po shkruhet raporti dhe duhen elementet. Çfarë akuze mund të bësh për blerje votash ndaj një partie si PS, ndërkohë që ti e ke në raport kur pararendësi i Gazment Bardhit më njoftonte mua si vidhte votat LSI-ja”, deklaroi Balla.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img