Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kallashnikov e fishekë në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Kuçovë

Shkruar nga Newsbomb
Kallashnikov e fishekë në banesë, arrestohet 21-vjeçari

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kuçovës, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Në pranga ka rënë Alket Hima 21 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë. 21 vjeçari është arrestuar pasi gjatë kontrollit të ushtruar Policia i ka gjetur dhe i ka sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarak model 56.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të shtuara nga Policia për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri.

Si rezultat i kontrolleve kapet dhe arrestohet në flagrancë një 21-vjeçar që posedonte armë zjarri.

Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarakë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve intensive për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri apo sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Alket  Hima 21 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarak model 56.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë 21-vjeçarin, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje" dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll