Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kallashnikov, armë gjahu e municion luftarak në banesë, arrestohet 31-vjeçari në Fier

Shkruar nga Newsbomb
Kallashnikov, armë gjahu e municion luftarak në banesë,

Ezmir Ibish 31 vjeç ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Nga kontrollet, 31-vjeçarit iu gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 2 krehra me fishekë dhe 530 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me celularin e të arrestuarit

Njoftimi i policisë së Fierit:

Goditje të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje, në vijim të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Shinat". Sekuestrohen armë zjarri, armë gjahu dhe një sasi e konsiderueshme municioni luftarak

Policia kap në flagrancë dhe vë në pranga poseduesin e armëve dhe të municionit.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", të DVP Fier, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Shinat”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i mbajtjes pa leje, të armëve dhe municionit.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi E. I., 31 vjeç, banues në Fier.

Nga kontrollet, 31-vjeçarit iu gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 2 krehra me fishekë dhe 530 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me celularin e të arrestuarit

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese