Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kalimtarët e gjejnë të shtrirë në mes të rrugës, ndërron jetë në spital 55-vjeçari në Elbasan

Shkruar nga Newsbomb
Kalimtarët e gjejnë të shtrirë në mes të

Një 55-vjeçar është gjetur i shtrirë në tokë dhe më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ku personi i pastrehë është gjetur nga kalimtarët, të cilët kanë lajmëruar ambulancën.

Në trupin e 55-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë paraprakisht dyshohet se ka vdekur për shkaqe natyrale.

"Më datë 27.07.2021, rreth orës 14:50, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, një shtetas ende i paidentifikuar (endacak) rreth 55 vjeç, është gjetur i shtrirë ne tokë pa shenja dhune i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan. Nga hetime paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale,  grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.