Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
27 %
1.5kmh
0 %
Enj
31 °
Pre
30 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
E enjte, 16 Shtator, 2021

Kalimi i pasurive kulturore tek privatët, miratohen kushtet e kontratave, do jenë 20 vjeçare

spot_img

Lajme të ngjashëm

0e0d2301575f214ded96d1ee8654198b

Kalimi i pasurive kulturore tek privati nën atë që njihet si rijetëzim do të bëhet përmes kontratave specifike që duhet të përmbushin disa kushte.

Në një vendim të fundit të publikuar tashmë në fletoren zyrtare bëhen të qarta edhe këto kushte. Kështu lidhur me qëllimin thuhet se këto kontrata kanë për qëllim dhënien  në përdorim  e  pasurisë  kulturore  publike, me  qëllim rijetëzimi, nëpërmjet kryerjes së përmirësimeve dhe të  përdorimit  të  saj  për  ushtrimin  e  funksioneve administrative dhe social-kulturore,  sipas  projektit bashkëlidhur kësaj  kontrate  dhe  që  është  pjesë integrale  e  saj, në përputhje me vlerat  kulturore  të pasurisë dhe destinacionit të përdorimit.

Kalimi përmes këtyre kontratave do të bëhet me konkurs publik dhe pjesëmarrësit duhet që të saktësojnë llojin e aktivitetit që do të kryejnë në projektet e tyre të shpallur fitues. “Përdoruesi duhet të realizojë shërbimet që do të garantohen për të siguruar shfrytëzimin dhe aksesin e publikut në pasurinë kulturore, nivelet cilësore të aktiviteteve  dhe  shërbimeve  që  do  të  ofrohen,  si dhe  objektivat  për promovimine  pasurisë kulturore, sipas parashikimeve në pjesën e posaçme të kësaj kontrate” thuhet në vendim.

Të gjitha ndërhyrjeje mbrojtëse apo ruajtëse kryhen vetëm sipas një plani të dakordësuar më herët mes shtetit dhe përdoruesit që ka marrë pasurinë.

Lidhur me afatin thuhet se kontrata  e rijetëzimit  lidhet për një kohëzgjatje deri  në  20  vjet, me  të drejtë rinovimi vetëm 1 (një) herë. Efektet  juridike të kontratës  fillojnë ditën e nesërme  pas dorëzimit  të  pasurisë kulturore, sipas parashikimeve  të  kësaj  kontrate (procesverbalin  e pasurisë, nënshkrimin e saj nga palët).

Sa i takon tarifave që merr shteti nga kjo kontratë sanksionohet se “tarifa  e  dhënies në përdorim  do të përcaktohet nga administratori mbi bazën e tarifave të  miratuara. Tarifa do të paguhet  nga  përdoruesi, në  mënyrë periodike   mujore/vjetore. Të  gjitha pagesat  do  të  regjistrohen rregullisht në dokumentacionin financiar të përdoruesit”.

Kurse për tarifat që merr përdoruesi nga vizitorët nënvizohet se janë dy aspekte. Tarifat për vizitorët lidhur me hyrjen në pasurinë kulturore përcaktohen nga administratori pra institucioni publik që ka kaluar këtë tek privat kurse tarifat e tjera për shërbimet që ofron përdoruesi brenda pasurisë përcaktohen nga ky i fundit./ Monitor

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img