Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kalime drejt vendeve të BE-së kundrejt 200 eurove, arrestohet në Korcë 24-vjeçari, po transportonte emigrantë të paligjshëm

Shkruar nga Newsbomb
Kalime drejt vendeve të BE-së kundrejt 200 eurove, arrestohet në

Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, si dhe duke drejtuar mjetin tip “Volvo”pa leje drejtimi.

Shtetasi me iniciale S.M 24 vjeç, banues në Durrës u kap duke transportuar 3 emigrantë të paligshëm, në aksin Korçë-Pogradec në këmbim të një pagese prej 200 eurosh.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë

Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre në vijim të operacionit “Perimetri”, i cili u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm dhe duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 24 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volvo”, 3 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga verifikimet e kryera rezultoi se drejtuesi i mjetit shtetasi S. M., drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll