Hapësire reklamuese

Politikë

Kalendar për RD-në e sotshme

Shkruar nga Newsbomb
Kush e merrte në dorë, ndihej kaq triumfator sa nuk do ta kënaqte asnjë bufe, lavatriçe, a frigorifer, gjëra që për kohën ishin dallim klasor, ndikonin deri në fate krushqish, caktonin kufirin midis njeriut të kamur dhe shtresave të varfëra. Ca budallallëqe kohe që ishin pjesë e asaj mendësie me autorizime etj. E për më tepër në një kohë, ku Iphonet ishin endrra të të çmendurve. Megjithatë ato faqe linotipësh nga shtypshkronjat e Tiranës, kishin vlerën që sot e ëndërrojnë vet Iphonet. E kam fjalën për efektin në masë. Madje vet komunistët a socialistët ishin më të përvëluar për të kuptuar efektet e masturbimit nga bëma dhe luftrat e brendshme. Sa nuk është e rastësishme që sot Shqipëria ka për kryeministër një djalë nomlekature, komunisti, madje me termin efekt rilindje, rilindas, rilindje për këtë e atë. Janë të gjitha nga efektet e rilindjes së viteve 1991, nga masat, por që koha i ka atashuar në ca pozita, ku gjithkush mban vetëm me mburrje dhe dekoratat fallco.

Pasi efekti tashmë është një nocion i memories. Një pllakë qivuri ku në përvjetorë këta kufomat e lirisë dhe të drejtave të njeriut, të transformimeve imagjinare të shoqërisë, kanë shancin të ngren dolli me gota kristali në emër të saj. Një RD e atëhershme ka qënë më shumë se sa e gjithë zhurma bashkë që bëjnë këta emetues dixhital sot, me përpjekjet e tyre të panumurta anti sociale, si e si të tërheqin vëmendjen e një mase që është krejt e budallepsur brenda hashashit të partive. Atëhere Rilindja demokratike ishte një revolucion masash, 120 mijë kopje, shpërndarë e shitur me shpejtësinë e elektronit. Sot një kavje e vetvetes për shkak të lojrave brenda llojit, pa masat, një kavje që as përvjetorin e saj nuk e kujton në faqet e saj. Madje nuk e di që sot ka ditëlindjen. Dhe kjo është fare e thjesht, është pushtuar nga teknicienët. Dhe mire që nuk del më me letër, se do e gjenim si lëndë të parë për banjot publike. Se ato thirrje nga dritaret e autobuzëve, për të patur një kopje të saj, janë tashmë një vegim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu