Hapësire reklamuese

Social Bomb

‘Kalamaja, hajdeni se erdhi kryetari, ta bëjmë një foto’, Basha në Kamëz: Vazhdoni ju se ne kemi punë të tjera këtu

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i PD Lulzim Basha ditën e sotme ndodhet në Kamëz për një takim me banorët e zonës në kuadër të protestës së 16 shkurtit.

Basha shoqërohej nga kryebashkiaku Xhelal Mziu i cili e çoi në një shkollë ku fëmijët mësonin me turne.

PJESË nga DIALOGU

Një nga demokratët që shoqëron Bashën: Kalamaja, hajdeni se erdhi kryetari! Hajde ta bëjmë një foto!

Basha -fëmijëve: Sa orë kishit sot?

Fëmijët: 6

Basha: A bëtë anglisht

Fëmijët: Po

Basha: Shumë mirë se anglishtja do ju duhet, do jetë gjuhë e dytë se ne do hyjmë në Bashkimin Europian.

A ta bëjmë një foto të gjithë bashkë?

Fëmijët: Poooo

Basha: A e dini pse kam ardh këtu? Se më tha kryetari i bashkisë që kjo shkollë ka dalë jashtë funksionit, që ju mësoni me turne.

Kjo shkollë duhet të rregullohet. Kemi ardh për ju që ta keni të ardhmen më të sigurtë.

Kaq kisha unë. Tani vazhdoni ju se ne kemi punë të tjera këtu.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll