Tirana
broken clouds
19.1 ° C
19.1 °
19.1 °
60 %
3.3kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Kalaja e Rozafës/ Shkodranët vjedhin natën ndriçimin, vezullonte para dy ditësh, sot në gjendje të mjerueshme (FOTOT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, dënon një akt të paprecedentë që ka ndodhur në këtë qytet, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur gjatë natës sistemin e ndriçimit të Kalasë së Rozafës.

“Përtej dëmit ekonomik, ky është një cënim i rëndë i imazhit të siteve tona, trashëgimisë tonë kulturore në sytë e vizitorëve dhe bie ndesh me përpjekjet tona të përbashkëta për rikthimin në normalitet të sezonit turistik, goditur rëndë nga pandemia globale”, thuhet në reagimin e DRTK Shkodër.

Reagimi i plotë:

DRTK SHKODËR dënon me forcë çdo akt dhe dëmtim të Trashëgimisë Kulturore dhe pronës publike.

Për fat të keq pre e dëmtimit dhe vjedhjes, ka rënë këto ditë edhe rrjeti i ndriçimit të jashtëm në Kalanë Rozafa. Përtej dëmit ekonomik, ky është një cënim i rëndë i imazhit të siteve tona, trashëgimisë tonë kulturore në sytë e vizitorëve dhe bie ndesh me përpjekjet tona të përbashkëta për rikthimin në normalitet të sezonit turistik, goditur rëndë nga pandemia globale.

DRTK Shkodër i është drejtuar organeve të Policisë Qarkut Shkodër për vënien para përgjegjësisë ligjore të çdo individi që cënon apo dëmton simbolin e qytetit tonë, Kalanë Rozafa. Ky reagim le të shërbej si një thirrje dhe sensibilizim publik për të gjithë bashkqytetarët, për ruajtjen,  sinjalizimin, e çdo tentative për dëmtim.

TRASHËGIMIA KULTURORE ËSHTË PRONË E TË GJITHËVE!

180257951 302638661419424 8620888463128245567 n

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img