Hapësire reklamuese

Politikë

KAJMAKU nxjerr pasaportën e tij: Kam udhëtuar në Greqi  pa u shpallur kandidat, PD-ja do të gjejë ndonjë ‘Babale’ për mua (POSTIMI I PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Pasaporta e Agim Kajmakut

Kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku publikoi këtë herë pasaportën e tij, me të cilën pretendon se ka bërë hyrje-dalje nga Greqia pa asnjë pengesë përpara se të shpallej kandidat për Bashkinë e Vorës. Reagimin e tij ai e publikoi në profilin e tij në ‘Facebook’, ku paraqet vulat e doganës së Kakavijës për kalim drejt Greqisë dhe kthim në Shqipëri.

Kajmaku thekson se ‘’nëse do të ishte i dënuar në Greqi, nuk do të kalonte lirshëm’’. Ai ironizoi Partisë Demokratike, e cila e akuzon se ka falsifikuar identitetin për t’i shpëtuar dënimit me 10 vite burg në Greqi për falsifikimin e 97 eurove, duke thënë se ‘’do të gjejnë ndonjë ‘Babale’ tjetër për ta demaskuar’ ‘’.

Postimi i Agim Kajmakut:

Tellalli i PD u mor me mua prape sot, po ska problem se e verteta vonon po nuk harron. Une paskam urdher arresti ne Greqi dhe hykam e dilkam sa here dua! Ja ku e kam qe kam hyre e kam dale nga Greqia para se te dilte emri kandidat. E verteta ime do vertetohet sic e kam then, po jo nga limoni i shtrydhur i PD po nga autoritetet. Une sjam arrestuar dhe sjam denuar ne Greqi po kam bere pune me emer tjeter si gjithe shqiptaret. Po te isha ne kerkim sdo hyja dhe dilja sipas qefit! Prandaj le te hyje Luli dhe le te dali Gaz Bardhi sa te doje duke i ra fyllit me nje vrime, se rendesi ka e verteta. E verteta eshte me mua dhe une jam me te verteten! Shume shpejt do gjejne nje babale tjeter se babale mua s’me bejne dot.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese