Francis Kahata pasi eshte rikthyer te Tirana ka rrefyer arsyet qe e detyruan te largohej ne qershorin e vitit te kaluar. “Jam shume i lumtur qe jam rikthyer te Tirana, por ajo qe me ben te ndihem mire eshte fakti qe skuadra eshte ne pozita komode. Kam pare dhe degjuar qe ka afruar lojtare shume te mire per te arritur objektivat dhe kjo me kenaq akoma me shume. Kjo skuader eshte rikthyer aty ku e ka vendin, per te synuar tituj” tha futbollisti i ardhur rishtaz te 24 herë kampionët.
“ Gjate shkeputjes jam stervitur, per te mbajtur veten ne forme. E di domethenien qe ka titulli i radhes per Tiranen dhe dua qe te bej maksimumin per te arritur kete objektiv. Do te provojme cdo gje qe duhet, per ta arritur kete gje. Jam shume i lumtur per tifozet qe jane rikthyer tashme per te qene prane ekipit dhe per te mbeshtetur ekipin. E di se sa te rendesishem jane ata per skuadren dhe ne do te mundohemi qe te jemi ne lartesine e tyre per ekipin, qe te mund te marrim maksimumin gjate ketij sezoni. Me duhej qe te rikthehesha ne Kenia ne fundin e sezonit te kaluar, pasi kisha kontrate me skuadren time atje” tha Kahata.
“Me duhej qe te plotesoja dhe te respektoja marreveshjen qe kisha me to, per te qene me pas i lire. Vetem keshtu mund te behesha lojtar i Tiranes. Nuk kisha probleme, ishin vetem disa keqkuptime mes paleve. Cdo gje u zgjidh pa asnje problem dhe tashme cdo gje shkon ne rregull”, – tha futbollisti me ngjyrë i bardhebluve.