Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
90 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
14 °
Die
13 °
Hën
11 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Kadri Veseli në Hagë, PDK zgjedh Enver Hoxhajn si kryetarin e ri

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5d80cce8d67c9461b7682a6d44c1a330

Pas dorëheqjes së kryetarit të PDK, Kadri Veseli, për shkak të konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata e Hagës, është zgjedhur edhe kryetari i ri i kësaj partie.

Do të jetë Enver Hoxhaj ai që do të marrë vendin e Veselit, të paktën përkohësisht, deri sa të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme në PDK.

Enver Hoxhaj ishte në rolin e zv.kryetarit të PDK, ndërkohë më herët ka mbajtur edhe postin e Ministrit të Jashtëm të Kosovës.

Kujtojmë se Kadri Veseli ka qenë në krye të PDK-së që nga viti 2015, kur Hashim Thaçi dha dorëheqjen për t’u bërë President.

Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga presidenca gjatë paradites së sotme, për t’iu përgjigjur akuzave për krime kundër njerëzimit që rëndojnë ndaj tij për periudhën e luftës Kosovë-Serbi, ndërkohë që bashkë me të janë nisur për në Hagë edhe Kadri Veseli dhe deputeti i Vetëvendosjes rexhep Sleimi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img