Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kadilli refuzon të përgjigjet për Harxhin, s’kursehet për Agron Shehajn: Biznesmen i mirë, por s’bëhet kurrë politikan, s’kam asnjë njollë….

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka folur për situatën brenda partisë pak ditë para zgjedhjeve, duke u shprehur se Basha me zgjedhjet e 25 prillit zhbëri të gjithë sakrificat dhe mundin e demokratëve për gjatë 8 viteve opozitë.

Ai u pyet se çfarë mendimi kishte për “rivalen” Edith Harxhi, për të cilën u shpreh se vlerëson pasionin e saj, duke mos e zgjatur më tej komentin e tij. 

Ndërsa për kandidatin tjetër Agron Shehaj, Kadilli u shpreh se si biznesmen është i mirë, por nuk mund të bëhet politikan.

Pyetje: Çfarë mendimi keni për Edith Harxhin?

Kadili: Preferoj mos të përgjigjem për kolegët, por vlerësoj pasionet e saj. 

Pyetje: Për Agron Shehajn?

Kadilli: Mund të them se është biznesmen i mirë po nuk ka lidhje me politikën. Do të duhet të presë shumë gjatë për t’u bërë ose nuk për t’u bërë ndonjëherë politikan. S’mund të ngatërroj famën me politikën, ky ka marrë dyfishin e votave të Berishës. Edhe Agron Llakaj do të merrte më shumë vota se Shehaj se është aktor.

Pyetje: Si mundet Rama?

Kadilli: Rama mundet kur ne mund të bashkojmë më shumë shqëiptarë rreth vetes dhe kur kjo parti është e vërtetë. Ne do të fitojmë kur votës ti japim vlerë. Nëse ne i vemë çmimin e materiales ata do të shkojnë aty ku është çmimi më i madh, nëse i vëmë çmimin e shpresës, atëherë partia forcohet. Unë e mund Edi Ramën sepse jam 100% ndryshe nga Rama, nuk kam asnjë njollë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img