Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
2.6kmh
90 %
Sht
11 °
Die
12 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Kadilli për përplasjen Berisha – Basha: Zihen si dy shoqe dhe nxjerrin të palarat e tyre

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, ka komentuar përplasjen mes ish-kryeminsitri Sali Berisha dhe kryedemokratit Basha.

Kadilli është shprehur se dy “të fortët” e opozitës po sillen si dy shoqe, të cilat pasi zihen, nxjerrin të palarat e njëra tjetrës.

“E gjitha çfarë po ndodh në PD është një shpenzim energjish dhe nxjerr nga misioni opozitës. Opozita nuk ka mision tjetër veçse ti shërbejë qytetarëve opozitë, ti shërbejë mbrojtje përballë qeverisë, jo thjeshtë të përplasen ‘dy të fortët’ e opozitës, ish kryetari dhe kryetari për karrigen e kryetarit. Ky është një dëm shumë i madh për PD, të dy janë në një betejë të pa principë, njëri për të siguruar shanse për karrierën e tij dhe tjetri për të siguruar një strehim politik për veten e tij. Të dy e kanë ulur pazarin e tyre politik deri në atë nivel, sa unë dëgjoj që zoti Basha është shprehur që ka disa gjëra që unë i di nga niveli më i lartë amerikan, po nuk i them.

 I di Berisha po ju s’keni për t’i marrë kurrë. Si dy shoqe që zihen me njëra tjetrën dhe i nxjerrin të palarat pasi janë zënë me njëra-tjetrën. Kjo është ambicie për të siguruar jetesën e tyre politike. Çfarë mund të fitojnë qytetarët nga ky sherr, kur ish kryetari që ka instaluar kryetarkracinë na del sot si shpëtimtar nga ajo që kreu vet për 30 vjet. Është modeli më i keq dhe shëmbëlltyra e tij, Lulzim Basha është kryetarokrat, sepse e ka ndihmuar ai të jetë. Kalkulime politike mund të bëjë kushdo. Ditën që Basha nuk e mbrojti më për të siguruar karrierën e vet, hyn edhe thonë i shituri i poshtri dhe i bleri”, tha Kadilli.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img