Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kadilli: Shpresoj që Berisha të reagojë në këto pak ditë që kanë mbetur, të mos e turpërojë PD-në

Shkruar nga Newsbomb
Kadilli: Shpresoj që Berisha të reagojë në këto pak

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka komentiar mbrëmjen e sotme faktin nëse ish-kryeministri Sali Berisha duhet të hyjë ose jo në parlament.

Ai shprehur nevojën që Berisha duhet të distancohet nga partia në mënyrë që të mos ta dëmtojë atë.

Kadilli shpreh se që në momentin që Berisha është shpallur “Non-Grata” nga SHBA i ka kërkuar PD-së se nuk mund të prishet me Amerikën, ndaj shpreson që të ketë një reagim nga Berisha këto ditë.

“Kam besuar se Sali Berisha është politikani më i zotë që ka Shqipëria. Në momentin që u shpall Non Grata kam reaguar i pari dhe i kam kërkuar PD-së se nuk mund të prishet me Amerikën. Berisha e ka vetëdijen se PD është më e shëndetshme nëse nuk dëmtohet dhe ai e kupton se e dëmton duke e përfshirë PD-në duke lidhur fatin e tij me të. Shpresoj të ketë një reagim nga ai këto pak ditë që kanë mbetur. Kryetari i partisë nuk foli duke nuk është ai kryetari. Uroj që Berisha të mos i trupërojë në këtë sfidë”, u shpreh Kadilli në News24.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll