Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
65 %
3.6kmh
75 %
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
23 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Kadilli bën “për 1 lekë” Bashën: Faji i tij që ai dhe Berisha ndodhen në këtë situatë! Lider që fshihet dhe s’i bën ballë problemit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Fatbardh Kadilli, i cili kandidoi përballë Lulzim Bashës për kryetar partie në muajin qershor, tha se ky i fundit është në një pozicion të vështirë pas shpalljes “non-grata” të Berishës dhe pas deklaratës së ambasadores Yuri Kim, e cila kërkoi mosfutjen e ish-liderit demokrat në parlament në shtator.

Mirëpo sipas Kadillit fajtor për këtë situatë është vetë Basha, të cilin e konsideroi një lider që fshihet dhe nuk i bën ballë problemit.

Ai deklaroi në një intervistë për News24 se që të ndryshohet Shqipëria, në fillim duhet të ndryshohet PD-ja, dhe kjo sipas Kadillit vjen me ndryshimin e kryetarit.

Fatbardh Kadilli: Është 100% faji i bashës që ai është në këtë situatë madje është faji i tij që dhe berisha ndodhet në këtë situatë. Është një krizë 5-6 vjeçare kjo. Nuk filloi tani. Kemi vite që i themi të mbështesim institucionet e drejtësisë së re, ne i kërkojmë Ramës kritikojmë Ramën, nga ana tjetër kemi mangësi vetë në lidhje me aleancën me SHBA. Amerika ka peshë në ardhjen në pushtet të PD në 1991. Unë gjithmonë kam qenë në një linjë, me interesin e Shqipërisë i garantuar nga Amerika. Mbështetësit e Berishës janë kthyer në anti amerikanë. Duhen marrë fatet e PD në duar. Duhet ndryshuar PD në fillim që më vonë të ndryshojmë Shqipërinë. Lideri fshihet në vend që t’i bëjë ballë situatës. Anëtarët kanë përgjegjësi të flasin, që dje jo sot, sot është vonë. Nëse do të dilte “non-grata” një i PS-së, çfarë do të bënte kori i PD-së? Do e shqyente. Pse me standarte të dyfishta.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img