Kadastra rifillon procesin e legalizimit të pallateve të braktisura nga ndërtuesit në Durrës, Lame: Certifikatën mund ta merrni dhe online

Publikuar tek: aktualitet, më 21:57 03-07-2020 Kadastra rifillon procesin e legalizimit të pallateve të braktisura nga ndërtuesit në Durrës, Lame: Certifikatën mund ta merrni dhe online Kreu i Agjencise se Kadastres Artan Lame

Agjencia Shtetërore e Kadastrës Durrës ka rifilluar procesin e legalizimit dhe certifikimit të pallateve të braktisura nga ndërtuesit, një proces delikat i ndërprerë për disa muaj për shkak të situatës së krijuar nga tërmeti i 26-nëntorit.

Sot pasdite ky proces rifilloi me legalizimin e një prej pallateve të kësaj kategorie ,i braktisur nga ndërtuesi që para 12 vjetësh. 110 familje janë pajisur me certifikatë pronësie, duke i dhënë fund pritjes shumëvjeçare.

Në këtë takim ishte i pranishëm drejtori i përgjithshëm i ASHK Artan Lame, drejtori ASHK Durrës Artur Çobani dhe kryetarja e Bashkisë Durrës Emirjana Sako.

Lame ju ka kujtuar banorëve që përfituan certifikatën se duhet të lajmërojnë njerëzit e tyre për tu bërë bashkë dhe të përfundojnë procesin e shumëpritur edhe për objekte të tjera, ndërsa tregoi live procesin e aplikimit dhe printimit të certifikatës online.

“Disa shërbime ne po i ofrojmë online. Nuk ka nevojë të vini tek Kadastra për të marrë një kartelë të rifreskuar apo certifikatë por të aplikoni nga llogaria juaj online. Nuk është më e nevojshme të keni letra por do i merrni shërbimet e kërkuara në mënyre elektronike”, tha Artan Lame, drejtor i përgjithshëm i ASHK.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012111902236938
array(1) { ["section"]=> string(143) "kadastra-rifillon-procesin-e-legalizimit-te-pallateve-te-braktisura-nga-ndertuesit-ne-durres-lame-certifikaten-mund-ta-merrni-dhe-online-212753" }